Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Qe ta mesoj se qka...!
Kthehu...
Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 dhe vdiq më 21 janar të vitit 2006, ishte politikan shqiptar, president historik i Kosovës.


Biografia
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.
Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Veprat
• Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,
• Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,
• Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
• Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
• Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
• Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,
• Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
• Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,
• Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,
• Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,
• Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2005
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë
• Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
• Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
• Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
• Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
• Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
• Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
• U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
• Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti Rugova
• Flamuri i Dardanisë
• Himni Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
Lidhje të jashtme
• Libri i zisë për Ibrahim Rugovën - faqja e parë ngushëlluese në internet për një shqiptar.
• Biografia - Film dokumentar prodhim i RTK-së
• Faqja zyrtare e Presidentit të Kosovës
Personalitete shqiptare mbi veprimtarinë e Rugovës
• Sabri Hamiti : Njeriu meditant, njeriu militant
• Rexhep Ismajli : Për dy dekada Rugova u bë një ndër figurat e rëndësishme të studimeve letrare në albanistikë
• Bujar Leskaj : Ibrahim Rugova, formula shqiptare më frytdhënëse
• Mark Marku :Filozofia e refuzimit
• Kujtim M. Shala : RUGOVA MEDITANS (Kritika letrare e Ibrahim Rugovës)
6 mars -129 vjet nga lindja e alfabetit shqip
________________________________________
Miratimi i projektit te alfabetit kombetar te gjuhes shqipe me 6 mars te vitit 1879 perben nje ngjarje te rendesishme ne historine e Shqiperise. Nismen per zgjidhjen e kesaj detyre e mori persiper Komiteti i Stambollit, i cili formoi nje komision me pjesemarrjen e patrioteve Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frasheri, etj. Ne vitin 1879, para ketij komisioni te alfabetit u paraqiten kater projekte te ndryshme, te cilat u diskutuan duke patur parasysh kriteret shkencore, politike dhe praktike qe duheshin per gjuhen shqipe.

Nga keto projekte ky komision me 6 mars te vitit 1879 miratoi alfabetin e Sami Frasherit (i njohur me vone si alfabeti i Stambollit), qe bazohej ne alfabetin latin. Pikerisht ky alfabet do te ishte me vone edhe projekti i alfabetit kombetar te gjuhes shqipe. Komisioni i alfabetit botoi vepren e pare me alfabetin me titull "Alfabetare e gjuhes shqipe", e cila permbante pervec alfabetit te Stambollit, disa shkrime mesimore te pergatitura nga Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, etj.

Pervec alfabetit te Stambollit, po kete vit u mblodh nje konference ne Stamboll, ku perfaqesohej popullsia shqiptare e tri besimeve dhe e krahinave kryesore te vendit nga Kosova deri ne Cameri. Konferenca themeloi "Shoqerine e Stambollit" dhe miratoi kanonizmen e saj. Kryetar i kesaj shoqerie u zgjodh Sami Frasheri. Qellimi kryesor i saj ishte botimi me alfabetin e Stambollit te librave shkollore qe do te sherbenin si berthame e rrjetit arsimor kombetar.


Dialektet
Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar, dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjalltazi të kuptueshme.
Gegnishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën (në ish Jugosllavi), dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.
Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.


Gjuha Shqipe
Gjuha   shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
30 vdekjet më të çuditshme në historinë e botës


1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.


6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutë

Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.





11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra, por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tri herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli

“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte një ithtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.





16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.

17. Elvis Presley
Vdekje në banjë

Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.

18. Robert Williams
Vdekje nga roboti

Robert Williams është njeriu i parë që është vrarë nga një robot. Më 25 janar 1979 ngjitet në një dollap të depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” për të marrë një pjesë për robotin që s’po funksiononte. Çuditërisht në ato momente roboti aktivizohet dhe e përplas krahun në kokën e William duke e vrarë atë në çast.

19. Vic Morrow
Helika e helikopterit i pret kokën

Aktori Vic Morrow ndërroi jetë gjatë xhirimeve të filmit “Twilight Zonë: The Movie”, kur një helikopter doli jashtë kontrollit për shkak të shpërthimeve të efekteve speciale dhe i preu kokën me helikë. Dhe dy fëmijë të tjerë aktorë vdiqën në vendngjarje në atë kohë.

20. David Grundman
Vdekje nga kaktusi

Në vitin 1982, 27 vjeçari David Grundman dhe një shoku i tij i dhomës vendosën të bëjnë qitje duke përdorur si shënjestër lulen e shkretëtirës. Kaktusi i parë, i cili ishte i një madhësie të vogël u bë copash menjëherë. Por kur Grundman provoi të qëllonte me armë një kaktus të madh, një pjesë e tij i ra përsipër duke e vrarë.

21. Tennesee Williams
Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si një nga më të mëdhenjtë në historinë e Amerikës, gjithashtu njihet dhe për dashurinë e tij për pijen. Dhe pikërisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 pasi i ngeci në fyt tapa e shishes.

22. Jerome Moody
Mbytje ironike në pishinë

Në vitin 1985 rojtarët e jetës, siç quhen ata që shpëtojnë njerëzit që rrezikojnë të mbyten në det, në Nju Orlins, vendosën të festojnë sezonin e parë pa asnjë mbytje. Kur mbaroi festa, një i ftuar 31-vjeçar, Jerome Moody u gjet i vdekur në fund të pishinës së zyrave të rojtarëve të bregut.

23. Dick Shawn
Vdekje në skenë

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta në vitin 1987, vdiq nga një atak në zemër në skenë ndërsa po bënte humor. Ai po tallej me politikanët duke përmendur klishetë e fushatave elektorale si për shembull “Unë nuk do ta lë pas dore punën”. Më pas ai u shtri në tokë dhe njerëzit menduan se ishte pjesë e shfaqjes.

24. Mal Kirk
Vdes nga goditje barku

Mundësi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga një goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Në gusht 1987, në momentet finale të ndeshjes, Crabtree kreu lëvizjen dalluese të tij (duke u hedhur poshtë e lartë dhe duke përplasur barkun tek kundërshtari) Kirk, i cili pësoi një infarkt në zemër dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigante

Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.

26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe

Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.




27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.

28. Brian Wells
Vdekje nga varësja

Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.

29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit”.

30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. “Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s’e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur”, tha më pas nëna e saj.




Arkeologjia
Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënavenga burimet antike.
Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).
Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet e studimet arkeologjike u bënë nga arkeologë shqiptarë. Më 1948 u krijua në Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik, më pas u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili më 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unikale.
Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë vitit 2000 janë duke u hartuar edhe projekte të tjera për kërkime në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike.
Rezultatet e kërkimeve, gërmimeve e studimeve arkeologjike, mëse njëqindvjeçare, të bëra në Shqipëri, mund t'i përmblidhnim në :
Në fushën e prehistorisë. Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë). Periudhës së paleolitit të vonë (30.000-10.000) vjet, i takojnë një numër më i madh vendbanimesh (Xarë, Konispol, Shën Marinë, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj) të cilat mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë së sotme.
Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në taraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite) të cilat kërkonin një teknikë të lartë të ndërtimit të banesave. Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte. Nga fundi i epokës neolitike mjeshtrat e punimit të poçarisë arrijnë të prodhojnë jo vetëm enë cilësore e me forma të shumëllojshme, por edhe me vlera artistike.
Vlerë të veçantë kanë disa enë të pikturuara të gjetura në Dunavec, Cakran e Maliq I të cilat janë të importuara nga kulturat e Diminit në Thesali (Greqi). Ato janë dëshmitë e para të këmbimit midis trevave të vendit tonë me qytetërimet më të përparuara të Europës Jug-Lindore të epokës neolitike.
Në fillim të epokës së metaleve (mijëvjeçari i tretë p.e.s.) në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik ndodhën ndryshime të rëndësishme si rezultat i dyndjes së popujve baritor, indoevropian, të ardhur nga lindja. Një shfaqie e re ishte kulti i varrimit në tuma (Pazhok të Elbasanit, Barçë të Korçës, Piskovë të Përmetit etj). Ky rit varrimi në tuma do të përdoret pa ndërprerje gjatë tërë epokës së bronzit dhe do të bëhet karakteristik për popullsinë ilire të epokës së hekurit.
Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe gjatë tërë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët fillojnë dhe i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të ngritura me pozicion dominues mbi zonën përreth, dhe gradualisht (i përforcojnë) i rrethojnë me mure të fuqishme (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).

Në fushën e antikitetit
Deri në shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin përparuar pothuajse me të njëjtin ritëm. Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si Fusha e Korçës, Mati, Glasinaci (në Bosnjë)etj, të cilat kishin arritur të krijonin një kulturë materiale me nivel më të lartë se të tjerat. Përfshirja e Ilirisë në lëvizjen e gjerë ekonomike-shoqërore mesdhetare, bëri që pas shek. VII p.e.s. të dalin në radhë të parë të zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.
Faktor parësor u bënë marrëdhëniet e hershme me botën greke dhe veçanërisht procesi i urbanizimit u përshpejtua me themelimin e kolonive greke në brigjet e Ilirisë. Kështu kolonistë të ardhur nga Korkyra më 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe më 588 p.e.s. themeluan Apoloninë.
Rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Oriku. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se gjatë shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen në qytete të mirëfillta, kurse gjatë shek. IV ato njohën një lulëzim të përgjithshëm që u shpreh me ndërtime monumentesh madhështore.
DYRRAHU ose Epidamni, qysh në shek. V p.e.s. kishte punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave e lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që pret Dyrrahu, kurse për lulëzimin urbanistik të shek. IV p.e.s dëshmon mozaiku i një dyshemeje me gurë lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrësit.
Në vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi në vartësi të Romës dhe më vonë u kthye në koloni romake. Në shek. I-III të e.s. përjeton një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor. Kësaj kohe i takon ndërtimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekës, ujësjellësit etj.
Në shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tërmeti i vitit 345 e.s. e rënon edhe më tej duke e bërë të kthehet në një qendër të vogël tregtare. Pozita e tij gjeografike e bëri Dyrrahun që gjatë shek. V-VI e.s. ai të kthehet në një nga qytetet e rëndësishme të perandorisë bizantine. Në kohën e perandorit Anastas (me origjinë nga Durrësi) u ndërtuan shumë godina të reja, hipodromi dhe tre radhë muresh rrethues shumë të fuqishëm.
APOLONIA. Qytet antik ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aqos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. Në shekujt e parë të jetës, Apolonia mbante lidhje të ngushta me Korinthin dhe Korkyrën dhe luante rolin e ndërmjetësit në tregtinë e helenëve me ilirët. Në shek. V p.e.s. u bë qendër e zhvilluar ekonomike me punishte të shumta zejtare, zgjeroi marrëdhëniet me botën ilire si edhe me Atikën e më vonë edhe me Magna Grecian (Italinë e Jugut).
Lulëzimin më të madh qyteti e njohu në shek. IV-III p.e.s. Në këtë kohë qyteti u shtri në të gjithë faqen perëndimore të kodrës dhe u rrethua me një mur mbrojtës 4km të gjatë duke përfshirë një hapsirë të qytetit prej 138ha. Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njera-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta. Nga ndërtimet kryesore veç mureve rrethuese u ndërtua portiku i qendrës së qytetit (agorasë), teatri, një çezmë monumentale, gjimnazi etj. Shëtitorja e Apolonisë shquhet për planimetrinë e zhvilluar dhe arkitekturën solide. Ajo është me dy kalime dhe dy kate (70.2x10.50m). Muri i pasëm që ka një rol mbajtës është me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona tetëkëndore. Në shek. I-III të e.s. qyteti përjetoi një periudhë të dytë ndërtimesh intensive, si tempullin e Agonotetëve, odeonin, bibliotekën dhe një sërë vilash të zbukuruara me mozaikë. Apolonia në kohën e Augustit u shpall qytet i lirë dhe i paprekshëm dhe vazhdoi të mbetej një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore. Lulëzoi arkitektura dhe degë të tjera të artit, e sidomos skulptura. Ndaj me të drejtë Ciceroni e quajti "Magna urbs et gravis" (qytet i madh e hije rëndë).
Në shek. III-IV qyteti humbet rëndësinë e dikurshme dhe në fillimet e mesjetës Apolonia kthehet në një qendër peshkopale.
Marrëdhëniet e ndërsjellta të qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të një tog qytetesh ilire. Gjatë shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont të gjerë shikimi dhe të rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurësh të skalitur me forma trapezoidale, poligonale e në një fazë më të zhvilluar me blloqe kuadratikë. Në shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer në qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit të shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore të një qyteti antik. Hapsira e brendëshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja në të cilën ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqëror, kulturor e religjoz (prytaneioni, teatri, shëtitorja, tempujt etj) formonin qendrën e qytetit të ndarë nga pjesa tjetër. Disa shembuj të këtyre ndërtimeve në qytetet ilire e dëshmojnë më së miri nivelin urbanistik të tyre.
BUTRINTI. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte një qendër protourbane, kurse në shek. V p.e.s. arriti të marrë tiparet e plota të një qyteti. Në fund të shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndërtua agoraja e qytetit, një portik (shëtitore), një tempull i vogël dhe teatri me 1500 vende i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Ai bashkë me ndërtimet e tjera pranë si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, përbënin pjesën më të bukur të qytetit antik.
Në periudhën e vonë antike e mesjetës së hershme Butrinti përjetoi një periudhë lulëzimi. Kësaj kohe i takon ndërtimi i Baptisterit i cili është monumenti më i rëndësishëm i periudhës paleokristiane. Salla e pagëzimit në formë rrethore me diametër 13.50m është shtruar me mozaikë shumëngjyrësh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, të cilat kanë vlerë të veçantë artistike. Salla përshkohet nga dy rradhë kollonash granite mbi të cilat kanë qenë mbështetur qemerët e çatia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar në shek. III p.e.s. me një mur 4000m të gjatë, është ndërtuar me një sistem urbanistik të tipit hipodamik, me rrugë të drejta e të kryqëzuara që ndajnë qytetin në insula me gjerësi 200 këmbë dhe në ndarje të tjera më të vogla.
AMANTIA. Eshte e vendosur në faqen e një kodre të lartë dhe kishte të fortifikuar me një mur të gjatë 2200m, vetëm akropolin. Emri i qytetit për herë të parë përmendet në shek. IV p.e.s.. Në shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin të presë monedhat e veta. Këtë e dëshmojnë ndërtimi i tempullit të Afërditës, rrënojat e një teatri dhe veçanërisht ndërtimi i stadiumit, i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Stadiumi ka formën tipike të stadiumeve greke me dy krahët e gjata që kufizojnë pistën me gjatësi 184.8m dhe gjerësi 12.25m. Njëri krah i shkallares i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë ka 17 rradhë, kurse krahu tjetër ka 8 rradhë.
BYLISI. Një nga qytetet më të mëdha ilire u zhvillua në shek. IV p.e.s. si kryeqendër e fisit ilir të bylinëve. Ai kishte një sipërfaqe prej 30ha të rrethuar me mur të mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Në shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohë kur ndërtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Në shek. I e.s. Bylisi u kthye në koloni romake.
Në shek. IV të e.s. qyteti rrethohet me mure të fuqishme, dhe më pas në shek. V-VI u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Për këtë flet zbulimi i gjashtë bazilikave, dyshemetë e të cilave janë shtruar me mozaikë me motive paleokristiane të një cilësie të lartë.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve, që përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e.s. nga Ptolemeu, i cili përcakton dhe kordinatat e shtrirjes së tij. Eshtë lokalizuar me rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit (në afërsi të Krujës). Emri i qytetit dhe i fisit të albanëve që krijuan atë, u ruajt në mesjetë e deri në ditët tona duke i dhënë emrin gjithë trevës ku shtriheshin Ilirët e Jugut - Albania.
LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban. Në shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atë në tre pjesë, akropolin, qytetin e sipërm dhe qytetin e poshtëm që shtrihej buzë lumit Drin. Muret e qytetit janë të ruajtur shumë mirë me 12 portat dhe kullat e shumta që i japin një pamje madhështore qytetit. Lisi në kohën e Cezarit merr të drejta dhe ofiqe municipale dhe luan një rol aktiv në luftën civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Në kodrat e fshatit me të njëjtin emër, janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir të shek. IV-III p.e.s. Në shek. III bëhet qendër e krahinës ilire të Dasaretisë. Në këtë kohë gdhenden në shkëmb 4 varre monumentalë princëror, me një arkitekturë të stilit jonik. Në njërin varr është gjetur një inventar shumë i pasur me armë, enë bronzi e balte, zbukurime ari dhe një paftë metalike me skenë mitologjike luftimi.

Në qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe në qytetet e tjera të Ilirisë së Jugut si në Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degëve të ekonomisë u zhvillua e lulëzoi arti, i cili në fillim zhvillohet i lidhur me traditën e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit të traditës, arti fiton veçori lokale. Vlera të veçanta artistike kanë punimet në qeramikë. Në shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonisë e Dyrrahut prodhuan enë me figura të kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e përditëshme. Figurinat (terrakotat) e shumta me tema mitologjike e më pas edhe tema nga jeta e përditëshme, dallojnë për plastikën e realizimin artistik. Krahas terrakotave të shumta janë edhe figurinat prej bronzi, mjaft prej të cilave përbëjnë vepra arti
Gjatë shek. I-II e.s. në skulpturë përvetësohen tiparet e artit romak. Veçanërisht në skulpturë portreti ndjek realizmin tipik të kohës me një frymë të mbështetur në traditën. Qendra kryesore është Apolonia me portretet e magjistratëve, të Filozofit, të Bilias etj. Portrete cilësore të shek. I-II e.s. kanë dhënë Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bëhet skematik dhe lidhet me qëllimet praktike të zbukurimit të altareve, sarkofagëve, monumenteve arkitektonike etj.
Mozaiku si gjini e pikturës monumentale dekorative në kohën antike (greko-romake) dhe atë mesjetare të hershme njohu një lulëzim të dukshëm, sidomos në shekujt e parë të e.re. Duke përdorur gurë kubik të zinj ose shumëngjyrësh të vendosur në sfond të bardhë u arrit të realizoheshin figura të ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar në Apoloni, që paraqet Luftën e amazonëve.
Mozaiku si vepër e artit lulëzon edhe në shek. V-VI të e.s. realizuar në veprat e kultit paleobizantin, si në bazilika, kisha, pagëzimore, trikonka etj. Në dyshemetë e këtyre monumenteve figurat e mozaikut janë të shpërndara lirshëm në sipërfaqe dhe janë figura simetrike, kafshë në qetësi, pemë, fruta, bisqe hardhije, shpendë, peshq e motive të ndryshme ujore. Në radhën e këtyre realizimeve cilësor është mozaiku i Baptisterit të Butrintit, i trikonkës së bazilikës së Linit (Pogradec), mozaiku u bazilikës së Arapajt (Durrës) i bazilikave të Bylisit e shumë të tjera.
Në Shqipëri është ruajtur deri në ditët tona vetëm një mozaik parietal (i vendosur në mur), ai është mozaiku i kapelës së Durrësit, i ngritur brenda amfiteatrit të qytetit. Ai paraqet figura shënjtorësh dhe i përket periudhës së hershme bizantine.
Në fushën e mesjetës së hershme
Të dhëna të mirëfillta për kulturën e hershme mesjetare vijnë nga gërmimet e para sistematike që u bënë gjatë viteve 60-70të, me zbulimin e varrezave të Komanit, të Buklit, të Shurdhahut, të Lezhës etj. Gradualisht gërmimet u shtrinë edhe në një varg kështjellash të antikitetit të vonë e mesjetës së hershme si në Varosh (Stelush), Shurdhah (Sardë), Lin, Pogradec, Berat, Kaninë, Butrint etj. Një pjesë e kështjellave janë vazhdim i qyteteve e qytezave të kohës antike, e një pjesë tjetër kala e kështjella të ngritura në përshtatje me kushtet e reja historike.
Gjatë shekujve të mesjetës së hershme shqiptare shek. VII-IX ka një braktisje të qyteteve për shkak të kthimit në ekonominë e mbyllur natyrore. Vetëm Durrësi ku u kufizua pushteti bizantin e ruajti karakterin e mirëfilltë qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti, në jug, mbeti qendër e rëndësishme qytetare.
Një ringjallje e jetës qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon qarkullimi i monedhave bizantine. Ndër qytetet e ringjallura mbi truallin e qyteteve ilire, në këtë periudhë janë Berati, Kanina, Lezha, ndërtimet fortifikuese (muret, portet e kullat) të tyre janë ruajtur deri në ditët tona.

Literatura
1. Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë, Tiranë 1995.
2. Kuvendi i parë i studimeve ilire, Tiranë 1974.
3. Les Illyriens, Tiranë 1985.
4. ILIRIA 1985, 2.
5. ILIRIA 1986, 1.
6. ARKEOLOGJIA, N. Ceka-M. Korkuti, Tiranë 1998.
FISET KRYESORE ILIRE

Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjëra, ato përfshijnë gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga degët e Danubit, lumejtë Sava e Drava në veri, e deri në Gjirin e Ambrakisë (Prevezë) në jug, kurse në lindje deri në Vardar. Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e jugut, këto janë fiset mesape dhe japige. Emri etnik ILIR shfaqet në në veprat antike që në shekullin V p.K., kurse emrat e dia fiseve ilire fillojnë e përmenden që në shekullin XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë më e lashtë.

TAULANTËT

Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Durrahut. Ky fis luajti rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shekullit IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë Enkelejtë.Në trevat e Taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

ENKELEJT

Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shekullit V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shekullit IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

DASARETËT

Janë një fis i madh në Ilirinë juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithrave të bukës. Një nga qytetet më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Sellcë të poshtme të Pogradeci ).
Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antiparta (Berati).

ALBANËT

Banonin në prapatokën e Durrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanpuli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i Albanëve u dha emrin e vet shqiptarëve gjatë mesjetës së hershme, kur ata njiheshin si albane, arbër.

ARDIANËT

Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rrizonit (sot gjiri Kotorit) dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol të rendësishëm në luftrat kundër pushtuesve romakë, gjatë shekullit III - II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire.
Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

DARDANËT

Ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

PAIONËT

Fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit në kufi me dardanët, duke u shtri deri te lumi Struma. Përmenden për herë të parë nga Homeri si aleatë të trojanëve. Në gjysmën e parë të shekullit IV p.K. paionët krijuan mbretërinë e tyre, e cila u detyrua t'u bëjë ballë për shumë kohë sulmeve të maqedonasve. Paionët prenë ne shekullin IV - III p.K. monedhën e tyre prej argjendi.

DALMATËT

Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristoktacia romake, prej kah kaloi edhe në veshje rituale kishtare. Qyteti më i njohur i dalmatëve ka qenë Delmini.

PENESTËT

Banonin në luginën e drinit të zi e përreth saj.
Përmenden për herë të parë në vitet 170 - 169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e tretë Ilire - Romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre, maqedonasit ua shkretuan vendin.

MOLLOSËT

Janë një nga tre fiset kryesore që banonin në qendër të Epirit antik dhe luajtën një rol shumë të rëndësishëm si drejtues në historinë e lindjes dhe formimit të shtetit të Epirit.

KAONËT

Ky fis epiriot kishte shtrirje shumë të gjërë që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama) deri në luginën e Drinosit në Gjirokastër. Kryeqendra e kaonëve Foinikë (Finiqi i Srandës), në shekullin III p.K. u bë kryeqendra e gjith shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirikastrs).

THESPROTËT

Baninin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta greke në shekullin V p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

Flamuri Shqiptare
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.
Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.
Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.
Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
Himni Kombetar
Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka patur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813; ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi.
Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë.
Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar
Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.
Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit tonë, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.
Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”, është shkruar si më poshtë: himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912, fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni, muzika e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku.
Duke i shqyrtuar një nga një për sa më sipër, e vëteta do që të theksohet fakti kuptimplotë, se përpara se himni të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar më 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.
Së dyti, lidhur me fjalët e himnit. Në asnjë vend të botës, nuk gjejmë një himn kombëtar i cili t’i kushtohet po një simboli tjetër kombëtar siç është flamuri, dhe që të dy së bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotë e “Betimi mi flamur”-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni në vitin 1908:
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

Lidhur me origjinalitetin e poezisë së himnit do të citonim përsëri Lasgushin i cili thotë se “…tituli “Betimi mi flamur”, që i ka vënë himnit Asdreni, është një koncept dhe një akt e fakt etnikërisht shqiptar”. Po të njëjtën gjë në koncept e pohon edhe Migjeni, qysh në vargun e parë të poezisë kushtuar Melodisë kombëtare: “U vodh kënga nga zemra e kombit”. Që të gjithë e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nën hijen e tij qofshim dhe në dorën tonë valoftë”.
Së treti lidhur me muzikën e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnë të paktën në karakterizimin e përgjithshëm të himnit tonë për nga përbërësi muzikor i tij. “Këngë a vaj? Çë je? Thuejma, zemër kombi! (Migjeni); “U bë Shqipëria! Po u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbe: me Himnin e saj Kombëtar Shqiptar” (Lasgushi).
Më tej, Prof. Sokoli thotë se “… motivi i këtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqë këngët e lartpërmendura (nga kjo traditë-shënimi ynë) janë më të hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkëkohor George Ligetti konstaton me të drejtë ngarkesën edhe origjinën internacionale të parakrijimit të Himnit Shqiptar të Flamurit. Pohimi i kësaj të dhëne është me rëndësi jo vetëm për faktin se krijimi i himnit tonë në pikëpamje muzikore ishte drejtuar përkah orientimit të përgjithshëm perëndimor, por dhe se në këtë mënyrë nuk ka arsye që ende të citohet Porumbescu si krijues i tij. Vetë krijimtaria muzikore e Purumbeskut ka një lidhje të fortë me traditën e shquar muzikore të Austrisë, vend ku ai studioi muzikë pranë konservatorit të Vienës. Tashmë njihet fakti, se në bazë të himnit të tij qëndron një nga meloditë më te njohura të rinisë austriake të gjysmës së dytë të shek. XIX. Në rastin e himnit të vjetër të Rumanisë “Pe al nostin steag”, të kompozuar nga C. Porumbescu me fjalë të A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton të krahasojmë fillimet e këtyre këngëve gjermane me fillimin e Himnit të Flamurit për të parë ngjashmërinë e madhe, ose pothuajse njëjtësinë e disa masave”.
Në Shqipëri në vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonë konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave të para të muzikës profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor këngësh me origjinë vendase dhe internacionale, këngë të cilat këndoheshin në gjuhën shqipe. Kjo gjë u vu re si në aspektin e këngëve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe në fushën e këngëve patriotike e më pas atyre partizane. Pa u zgjatur këtu do të përmendja këngën “Të gjithë ne o djema”, me fjalë dhe muzikë nga Spiridon Ilo (1876-1950); këngën “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Këngën e dëshmorëve të Shkodrës”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Këngën e Asim Zenelit” me fjalë nga Qamil Buxheli dhe muzikë nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokë me ne në çetë”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalë nga A. Skali dhe muzikë nga Kristo Kono; këngët “Kushtrimi i lirisë”, “Britma e çlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisë” me muzikë të Dhora Lekës e shumë të tjera. E gjithë kjo krijimtari kishte bërë jetën e saj nga goja në gojë dhe vetëm gjatë viteve ’50, tek ne u bënë përpjekjet e para për të grumbulluar dhe notizuar këngët patriotike edhe partizane që ishin kënduar nga populli për vite me rradhë duke përfshirë këtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para të kësaj fushe i përkasin vitit 1959 të përgatitura përkatësisht nga Gaqo Avrazi -“Këngë patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Këngë partizane”.
Në materialet shoqëruese të tyre me të drejtë konstatohet se në përgjithësi për të gjithë këtë repertor vihet re se pjesërisht janë krijime me autor, pjesërisht të popullit dhe pjesërisht melodira të importuara që tashmë ato janë asimiluar në thesarin e muzikës sonë. Konstatimi vazhdon me faktin se populli këto këngë i ka bërë të tijat duke marrë formën shqiptare saqë po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnë mjaft njera nga tjetra. Dhe ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Në kulturën muzikore të ç’do vendi, në të gjitha kohërat gjendet një repertor i tërë muzikor i cili qarkullon pa ndërprerë, duke ndryshuar gjuhën si dhe stilemat muzikore të materialit fillestar. Kjo është një dukuri normale e shkëmbimit të kulturave.
Për sa më sipër, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund të quhet plagjaturë e për më tepër imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet të konsiderohet si një pamundësi kompozimi prej krijuesve shqiptarë. Pikërisht zgjedhja e kësaj melodie ndoshta mund të ketë qënë edhe e rastësishme, por ne mendojmë se parapëlqimi i saj synonte zgjedhjen e një gjuhe muzikore tepër të lexueshme e të qartë për të tjerët, për të kuptuar aspiratën e kombit shqiptar në ato vite të errëta të historisë së tij. Duke pasur dhe përdorur në ndërtimin e tij melodik, gjymtyrë të tëra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastësore”), pikërisht Europën. I krijuar në kohën e ripërtëritjes së ndërgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zërin e njërit prej popujve të rilindur të Europës.
Rreth historisë së shkrim-notizimit të himnit kombëtar
Duhet theksuar se që nga krijimi i tij e deri në fund të viteve 40’ të shek. XX, himni ynë përveç se është kënduar dendur, ka bërë një jetë më së shumti gojë më gojë dhe pjesërisht është interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmëri pasi ai ishte i destinuar të luhej edhe në ceremoni të ndryshme të shtetit shqiptar jashtë vendit. Në një letër të dërguar nga Faik Konica, në atë kohë përfaqësues në legatën e Mbretërisë Shqiptare në Washington, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A një letrë ku më luten t’u gjej një kopje për bandë t’avazit kombëtar të Shqipërisë…kuptova që avazi ynë ësht i vetëmi avaz kombëtar që nuk e kanë”.
Për herë të parë për partiturën e himnit flet Lasgushi kur përshkruan dërgimin e himnit në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të Tashko Ilos dhe Hilë Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qëllim kasnecë, pasi ishin në të vërtetë mbartës të një mesazhi që fillimisht duhej kënduar. Që të dy erdhën në Korçë “… me partiturat e himnit të bëra imtësisht gati me fjalë shqip”, dhe prej këtu filloi mësimi dhe përhapja e himnit kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Po sipas Lasgushit “…përhapja parashikonte në krye të të gjithave mësimin e këngës”. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh Hilë Mosi i cili kishte përveç formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.
Mendoj se përhapja e himnit në popull do të ketë pasur vështirësi serioze për dy arsye. E para lidhet me mungesën e mësimit të muzikës dhe të sistemit muzikor në Shqipëri në ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor të shqiptarit. Përhapja e himnit në një rrugë “gojë më gojë”, ndërmjet transmetuesve të tij (shpesh herë pa arsim muzikor), dhe bartësve të tij të ardhshëm , me siguri duhet ë ketë sjellë një rikrijim të mundshëm të tij. Së dyti, historia ka provuar se është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që një populli si i yni t’i imponosh një melodi të huaj, aq më tepër melodinë që do të shndërrohej më pas në këngën kombëtare shqiptare.
Në një kohë me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos në Korçë, një shtytje mësimit të muzikës në përgjithësi dhe mësimit të himnit në veçanti i dha krijimi i “Bandës së Lirisë” themeluar më 1 tetor 1908. Qysh në formim banda përbëhej prej 25 muziktarësh me vegla të ndryshme. Fakt është se komuniteti i ri i muziktarëve në Korçë, pajtoi me pagesë një dirigjent italian të quajtur Pasquale i cili shërbeu si dirigjent i “Bandës së Lirisë”. Aq shumë u lidh ai me të sa më vonë edhe himnin e bandës së Lirisë e kompozoi ai vetë me fjalë të Hil Mosit. Pas kësaj periudhe, me gjallimin edhe të formacioneve të tjera muzikore nëpër qytetet e Shqipërisë si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, përhapja e himnit me nota u bë më e lehtë.
Mbi regjistrimet muzikore të himnit tonë kombëtar
Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit të XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korça. Në një kontekst më të përgjithshëm, vlera e “A.P.R” është shumëplanëshe dhe lidhet me gjithë zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor shqiptar të viteve ‘20-‘40. Himni ynë kombëtar është kënduar dhe regjistruar në disk nga vetë Spiridon Ilo së bashku me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Vlen të theksohet se tenori arbëresh Giuseppe Mauro, në vitet 20’ të shek. XX ka qënë një ndër tenorët me famë botërore. Në kohën kur së bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonë kombëtar në diskun e prodhuar nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me të njëjtin titull e Verdit.
Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri në fund të viteve ’60. Ndër këto regjistrime në disqe, përmendim atë te regjistruar pranë “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Një pjes e korit të shkollës Normale Femërore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu në diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorë” etj. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.
Historiku i përpjekjeve për himne të tjera kombëtare
Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të “Rreth flamurit të përbashkuar” si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”, Mihal Grameno me titull “Kënga Kombëtare”, Hil Mosi “Himn i Bandës së Lirisë”. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.
Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë t’vet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do t’jet Shqupnia.
At. Gjergj Fishta
O vend e vatër,
O nëne e babë.
Fan Stilian Noli
Një poezi të shkëlqyer përsa i përket references sonë lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja:
Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.
N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
Ç`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.

Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu, Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet ’20.
Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e “Himnit zyrtar kombëtar”. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, “… hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”.
Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni “… si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”, komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.
O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim
Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt “Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit”. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar. Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe “muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo” në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:

Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar

Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin “… kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro”.
Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të “Himnit të Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkatës
Pas pushtimit , në vitet 1942-43, në malet e Shqipërisë partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisë çlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisë sonë, kjo krahas shumë himneve të brigadave partizane apo formacioneve të tjera luftarake etj. Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall “Himni i Shqipërisë së re”, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse “Himni i Shqipërisë së re” (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë. Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për “Himnin e Republikës”. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, studiueses dhe kritikes së muzikës zj. Hamide Stringa konkursi pati një organizim shumë serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorët. Më kujtohet se kemi bërë shumë takime për të parë materialet dhe për t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar “E lirë u ngrit toka jonë”. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit “Për ty atdhe”.
Historia e himneve vazhdon edhe më tej, por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo ç’ka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve. Ndoshta gjithë ç’ka thamë më sipër mund të jenë një argument i mjaftë për të kuptuar, se pse kanë “dështuar” përpjekjet për të ribërë në himn të ri të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se s’do të ketë përpjekje të tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit të përbashkuar” të mos njihet më si himn zyrtar, shqiptarët kudo që të jenë do të vazhdojnë përsëri të këndojnë thjesht këngën “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Së fundi
Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit “Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i “prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni.
Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo “Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”.


Origjina e Kastrioteve nga një kënd tjetër vështrimi
Për ne shqiptaret kane folur dhe kane shkruar deri me sot me shume te huajt se sa ne vete.

Nga Petrit Begati/ Vjenë

VJENË - Në këtë shkrim do të doja të shtoja disa argumente te cilat do te hidhnin me tepër drite mbi heroin tonë kombëtare, i cili për mua personalisht nuk ka rendësi se ku ka lindur ne Mirditë, Krujë, Has, Dibër, Kosovë, Çamëri apo ku i ka rrënjët fisi i Kastriotëve.

E rëndësishme është qe ai është një pinjoll i gjakut tone dhe krenaria jone shqiptare. Të mirin dhe famëmadhin e duan te gjithë dhe te gjithë kërkojnë ta pervetesojne, ta bëjnë te tyrin. Skënderbeun tone legjendar e duan edhe grekët, edhe serbët edhe maqedonet e kush e di kush tjetër.

Madje sjellin edhe argumentet e tyre ne ketë rast, te mbështetura mbi një logjike absurde qe vetëm nga logjikat absurde mund te pranohen. Por e rëndësishme është se ai rezulton para historisë botërore si pasardhës i gjakut pellazgo-iliro-epiroto-arbëror-shqiptar. Dëshiroj t´u kujtoj dashamirëseve dhe jo dashamirësve qe merren me origjinën e Kastrioteve se: Së pari, duhet të respektohet që origjina është tjetër gjë dhe vendlindja apo të jetuarit është gjë tjetër.

Se dyti, për të ndjekur kronologjinë e një fisi sipas traditës sonë, por edhe të popujve te tjerë, merret linja e babës dhe jo gjithmonë e mëmës. Këtu duhet theksuar se nuk janë bere studime serioze, te cilat tregojnë origjinën e vërtete te Vojsava Kastriotit. Për mendimin tim edhe origjina e saj është fallsifikuar ose keqinterpretuar nga historianet.

Së treti, fëmijët tanë mund të lindin sot me babe dhe nënë shqiptare, jashtë trojeve shqiptare, por origjina u tyre mbetet ne histori, shqiptare. Ne ketë kontekst, mendoj se duhet te analizohen te gjitha faktet dhe argumentet dhe jo te arrihet ne konkluzione emocionale.

Unë dëshiroj te sjelle këtu për lexuesin argumente te tjerë qe duhen marre ne konsiderate: 1.Fjala kastri, nga mendohet se e ka origjinën mbiemri i Kastrioteve, ka lidhje me toponimin e Kastrit (qe ne latinisht do te thotë kështjelle). Por ky toponim duhet kërkuar jo vetëm ne katundin e Kastrioteve te Dibrës, ne Kastri te Matit, te Mirditës apo ne Has. Ky emërtim është me përmasa me madhore dhe ndodhet edhe ne treva te tjera shqiptare. Ekziston një vendbanim ne territorin e Çamërisë, pranë qytetit te Gumenices, i quajtur Kastri. Ky fshat i madh ka aktualisht rreth 2 mije shtëpi dhe banoret e tij e quajnë veten Kastriot, janë te gjithë shqipfolës, shqiptare te religjionit ortodoks te Çamërisë, pavarësisht nga etiketimet zyrtare te sotme greke. Kastria ndodhet gjithashtu jo me larg se 10 km nga një tjetër qendër historike e Çamërisë – Mazreku.

2.Gjergj Kastrioti, kur u rikthye ne Kruje mbas dezertimit nga ushtria otomane, u shpall prijës i shqiptareve, ose sipas kronikave te huaja ai është quajtur Mbreti i Epirit. Epiri dihet tashme se ku shtrihet, dhe Mirdita nuk përfshihet ne Epir. Ne ketë kohe emërtimet Arbëri dhe Epir ishin te dyja akoma ne përdorim, por ishin njëkohësisht edhe te identifikueshme. Pra, ndonëse Skënderbeu mbretëroi, sipas dokumenteve dhe fakteve te njohura e te paraqitura deri me sot ne Arbëri, ai është titulluar Mbreti i Epirit. Kjo nuk duhet te anashkalohet lehte.

3.Vete heroi, sipas gojëdhënave apo shkrueseve te biografisë se tij, ne fjalimin e tij para popullit te Krujës ka thëne: ”te paret e mi janë epirotas”. Kjo duhet te kuptohet drejt e te zbërthehet sot ne kontekstin e saj te vërtete: një shqiptar i Çamërisë qe jeton sot ne Shqipëri, nuk mund t`u drejtohet bashkëkombësve ne Tirane me fjalët: ´te paret e mijë janë tiranas shqiptare, por do t`u drejtohej me fjalët: ´te paret e mi janë nga Çamëria´, ose një mirditor nuk mund t`u thotë krutaneve, qe te paret e tij janë epirote, veçse po te rezultojnë vërtetë me origjine nga viset epirote.

4.Barleti dhe Noli kane shkruajtur se fisi i Kastrioteve me pare ka patur emërtimin Mazreku. Kujtojmë se toponimi Mazrekë ndodhet edhe ne Has, Kosove, Korçe etj., por edhe ne Çamëri. Ndërkohe qe para lindjes se Skënderbeut dhe me pas, ndërsa Mazreket brenda trojeve te sotme te shtetit Shqiptar kane qene dhe rezultojnë katunde me pak shtëpi, Mazreku i Çamërisë me vendndodhje ne Epir, ka qene një qendër e fuqishme, pavarësisht nga shkatërrimet qe i kane bere invazionet e huaja. Nga Mazreku i Çamërisë kane dale dera te mëdha princërore si Zenebishet dhe Pjeter Losha.

5.Emrat Gjin, Gjon, Llesh, Pjeter, Nik, etj., te cilët sot ekzistojnë dhe mbijetojnë ne Mirditën kreshnike apo ne veri te Shqipërisë, kane mbizotëruar ne tere trevat autoktone shqiptare, pra edhe ne Epir e Çamëri. Përmendim me këtë rast edhe heroin po kaq te lavdishëm sa Skënderbeu, por qe nuk i janë dhëne këto përmasa, Gjin Bue Shpatën - princi i Artës dhe gjithë Epirit. Ky princ i lavdishëm ka jetuar para Skënderbeut dhe ka luftuar me gjate se ai kundra një koalicioni serbo-greko-otoman dhe krijoi principatën arbërore te Artës dhe Epirit, qe disa here ka patur edhe si kryeqendër Gjirokastrën ose Kështjellën e Gjinit ose Gjino-kastri dhe aspak Argjiro-kaster siç duan greket dhe grekofilet ta emërtojnë origjinën e emrit te Gjirokastrës ne kundërshtim me atë, ashtu siç e quajnë shqip shqiptaret, dje dhe sot.

6.Mbiemrin Kastriot, mendoj se fisi i origjinës se Gjergj Kastriotit e ka marre me vone se ai Mazreku “zotërues i kështjellës apo i Kastrit”. Folësit shqiptare nga Epiri përdorin si mbaresën “at” ashtu edhe “ot” për te emërtuar banorin e një vendi apo te një fshati. Pra, shqiptaret jugore zotëruesin e një kështjelle e quajnë Kastri-ot. Me sa di unë këto mbaresa nuk i përdorin shqiptaret e veriut, p.sh nuk thuhet: Mirditori-ot, Lezhi-ot, Perlati-ot, Prizreni-ot, Gjakovari-ot, Dibrani-ot, etj. Ekziston ne veri toponimi gjeografik Hoti. Por është i rrallë. Megjithatë banori i Hotit thirret sot hotjane, ashtu si Hasjan, Matjan, etj. Shqiptaret e jugut epirotet dhe sidomos Çamet përdorin pikërisht ketë mbaresë p.sh. Delvini-ot, Sarandi-ot, Filaq-ot (çamin e Filatit), Vol-ot (banorin e Voles se Çamërisë), Prevezi-ot, Praganj-ot, Suli-ot, Kastri-ot (banorin e Kastrise-Gumenice) dhe pothuajse te gjitha vendbanimet e shqiptareve te Çamërisë, banorin e tyre Çam e kane thirrur dhe e therasin edhe sot me emrin e fshatit apo qytetit, duke i vene mbaresën “ i-ot “.

7.Duke respektuar atë qe pretendohet, qe origjina e Kastrioteve vjen nga Kastri, atëherë Gjergji do te rezultonte sot Gjergj Kastri, Skënderbeu (apo Kastrani si Shkodrani, Matjani, Lezhjani etj, etj dhe jo Kastri-ot. Ky fakt meriton vëmendjen e gjuhëtareve shqiptare. Fakt është qe origjina e tij nuk mund te emërtohet ne asnjë mënyre dhe kurrsesi serbe (si viç-iç..) apo greke (os, llos,akis...), sepse kjo lloj mbarese i ka vene vulën origjinës se familjes se tij. Familjet fisnike shqiptare, e ruanin me krenari, respekt dhe te patjetërsueshme prejardhjen dhe emrin e familjes se tyre, nuk e tjetërsonin origjinën e vet, sepse ajo ishte pasaporta e tyre lëvizëse brenda dhe jashtë kufijve te zotërimeve te tyre, si dhe pasaporta qe u afronte atyre mikpritjen ne zotërimet e huaja, nëse ne dimë vlerat qe kishte mikpritja për shqiptaret.

Kjo mbarese është një fenomen i gjuhës shqipe dhe i trashëgimisë se gjuhës se lashte pellazgo-epiroto-iliro-shqiptare, qe nuk e gjejmë as tek greqishtja dhe as tek serbishtja. Ajo nuk është kurrsesi serbe apo greke, por rezulton vetëm si veti dhe fenomen ne emërtimet dhe ne trashëgiminë iliro-epiroto-shqiptare.

8.Ekzistojnë dokumente te tjera, qe familja e Kastrioteve nuk ka patur vetëm zotërime ne Kruje, Lezhe e gjetke, por edhe ne fushat pjellore te Çamërisë. Thuhet se vula e tij ekzekutuese shtrihej dhe vërtetonte te drejtën e dhënies se tokës madje edhe për shqiptaret banues gjer ne Athine ne atë kohe. Nuk duhet te çuditemi për këtë, mbasi ne për Skënderbeun dhe familjen e tij prindërore njohim vetëm majën e ajsbergut, aq sa na kane lënë te tjerët te shohim ose ç`fare na afron kujtesa jone kolektive e dëmtuar nga kohërat. Por një dite do te jete e sigurte se çdo gjë do te sqarohet dhe po aq e sigurte do te jete qe ai mbetet i gjakut epiroto–arbëror dhe është krenaria jone kombëtare. Lëvizjet e Epiroteve antik drejt veriut për arsye te ndryshme ne kohëra te ndryshme, krijuan fisin ilir. Nga kjo lëvizje u krijuan fiset ilire akoma me ne veri, deri ne Vien-Austri, fisi i panoneve.

Te larguarit morën me vete emrat efiseve dhe te fshatrave nga kishin ardhur si shenje te prejardhjes dhe fisnikërisë se tyre. Me këto emra ata emërtuan territoret e reja. Kështu qe kemi një fenomen te përgjithshëm, qe përfshin te gjitha territoret shqiptare. Emërtimet gjeografike dhe emrat e vendbanimeve te ndryshme përsëriten ne mënyre te rregullt qe nga gjiri i Artës ne jug, ne te gjitha territoret ku jetojnë shqiptaret brenda dhe jashtë kufijve te sotëm politike, bile i gjejmë pothuaj te shtrira ne te gjithë Ballkanin.

9. Banorët përreth Krujës dhe ne afërsitë e saj nuk ruajnë aq te gjalla ne memorien e tyre kujtimet e Skënderbeut si mund t`i gjesh ato sot ne kujtesën e çameve apo epiroteve te tjerë, apo me tej ne Kalabri, ndonëse vendbanimi i këtyre te fundit është larg nga Kruja e Kastrioteve.

10. Gjithashtu mendoj se tjetër është zotërimi i tokave dhe tjetër origjina. Ato kane dhe nuk kane ndonjë here lidhje direkte me origjinën e dikujt. Për shembull, një tropojan apo mirditor sot është bere pronar toke dhe shtëpie ne Bathore te Tiranës, ne baze te se drejtës te dhëne nga qeveria e sotme shqiptare, por ata nuk janë tiranas me origjine. Ne një artikull te mëparshëm, te botuar ne Albasoul mbi “Familjen e Kastrioteve” thuhet ne hyrje se: “Familja e Kastrioteve kishte një principate te vogël ne malet midis Matit dhe Dibrës, ne kufirin verior ne zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principate ne vitin 1383.”

Shtrohet pyetja: po me përpara 1383, ku shtrihej zotërimi i Kastrioteve dhe nga kane ardhur ata?!!! Kujtojmë se përpara kësaj kohe, Gjin Bue Shpata luftonte kundra serbeve-grekeve dhe otomaneve se bashku, te cilët me invazionet e tyre po shkatërronin trevat jugore te Epirit. A është e mundur qe Familja e Kastrioteve te këtë ardhur si emigrant për t`u strehuar po ne toke shqiptare, por tashme me ne veri dhe si fisnik qe ishin janë rehabilituar menjëherë duke vene nen sundimin e tyre zotërime te reja si ato ne Mat, Mirdite, Dibër dhe me kryeqendrën e tyre te mëvonshme Krujën, siç pohon dhe artikulli ne fjale ?!!!.

11. Kujtoj përsëri një legjende tonën popullore, ku thuhet qe: “Skënderbeu ne zotërimet e tij vuri një ligj i cili thoshte: ´banoret e principatës se tij rreth zonës se Krujës, Tiranës etj., te cilët do te martoheshin, duhet te respektonin si kusht martese mbjelljen e disa rrënjëve ullinj. Kështu është thëne edhe ne një dokumentar televiziv qe ka transmetuar shume kohe me pare TVSH, mbi historinë e ndërtimit te kalave te Petreles dhe Prezës mbi Rinas. Kjo kuptohet sot kështu qe, ulliri, kjo peme shume e bekuar edhe nga zoti për dobinë e saj, nuk njihej nga popullata e këtyre zonave te asaj kohe dhe kultivimi i saj u vendos me detyrim nga Skënderbeu, i cili del se e njihte mire këtë dru frutor ose me sakte ka patur nostalgji dhe lidhje me fisin e tij Mazrekë ne mes te ullinjve. Origjina e ullirit ne viset e Shqipërisë se mesme dhe aspak ne Mirdite, thuhet nga biologët tanë se daton qe nga koha e Skënderbeut. Kurse ne Epir dhe sidomos ne Mazrekun e familjeve princërore shqiptare te Çamërisë, ulliri ka ekzistuar dhe është kultivuar nga banoret pa detyrim ligjor, qe nga kohërat antike.

Se fundi, doja te paraqitja disa argumente, qe kane ngacmuar gjithmonë vetëdijen time, sapo kam përfunduar se lexuari diçka rreth heroit tone kombëtar. Ndonëse 550 vjet nuk janë shume, janë zhdukur me ose pa qellim shume dokumente qe do te na qartësonin akoma me shume ne dhe akademiket evropiane. Nëse rrënjët e familjes se Skënderbeut janë ne Epirin e stërlashte, atëherë rrënjët e prejardhjes se tij do t´i gjejmë thelle, ne historinë e familjeve fisnike shqiptare te kohëve paraantike, ashtu sikurse e pohonte vet heroi, i cili thoshte se rrjedh nga këto familje. Ai kurrë nuk tha se krenohej me origjinën e tij serbe apo greke. Ai thoshte dhe pohonte prejardhjen e tij nga Pirro burri, si dhe nga Aleksandri i Madh.
Edhe sot vazhdohet te flitet rreth origjinës se Kastrioteve nga disa akademike te huaj jo mbi bazën e gjuhës se vërtetë historiko-shkencore, por me një fare tendence për t`iu larguar se vërtetës. Ajo qe është e patundshme dhe e rëndësishme për mua, ne lidhje me Skënderbeun, heroin kombëtar te shqiptareve kudo qe ndodhen, është origjina e tij e pamohueshme shqiptare, e lënë ne dokumentin e pashlyeshëm dhe te pafalsifikuar, ne emrin e tij legjendar “Kastri-ot”.

* * *
Disa fjale shtesë me rastin e polemikes qe ka ngjallur libri i sapo botuar ne shqip i historianit Oliver Schmitt.

Se pari, për ne shqiptaret kane folur dhe kane shkruar deri me sot me shume te huajt se sa ne vete. Ne e njohim kontributin qe disa prej tyre kane dhënë ne njohjen e historisë se shqiptareve dhe te trojeve te tyre. Padyshim u jemi mirënjohës edhe studiuesve gjermanishtfoles, albanologeve te shquar, te cilët me realizëm u munduan te nxjerrin ne drite te vërtetën mbi Shqipërinë dhe shqiptaret. Ata u munduan te hidhnin drite mbi errësirën qe kishin hedhur shekujt dhe disa akademike me studimet e tyre mbi çështjen shqiptare.

Se dyti, dhe ajo qe dua te theksoje është se kohet kane ndryshuar. Ne u jemi mirënjohës akademikeve te kohëve te shkuara, te cilët shkruan mbi historinë e popullit shqiptare, te pa ndikuar nga politika e kohës. Por dua te nënvizoje dhe theksoje këtu qe ne jetojmë sot ne një kohe tjetër. Pavarësisht se ne boten perëndimore pretendohet për asnjanësi te shkencës nga politika, ajo është e ndikuar me shume se kurrë nga politika, sidomos shkenca e historiografisë. Kështu qe jo gjithçka qe thonë akademiket perëndimore duhet besuar dhe marre kallëp, pa iu nënshtruar logjikes se forte dhe fakteve. Megjithëse ne kemi bere shume studime rreth historisë sonë, ato janë përsëri te pakta. Akoma me pak studime te vete shqiptareve rreth historisë se tyre janë botuar ne gjuhe te huaj, ne anglisht apo gjermanisht. Bibliotekat e perëndimit janë mbushur plot me studime te akademikeve serb dhe grek, te cilët shkruajnë madje për historinë tone dhe paraqesin tezat e tyre.

Këto studime shfrytëzohen nga akademiket perëndimore te cilët u referohen atyre dhe nuk i nënshtrohen një kontrollit nëse janë te vërteta apo jo. Kështu qe shqiptaret duhet te llogaritin, qe shume akademike perëndimore te ndikuar nga ato qe lexojnë, do te përdorin shpesh edhe një logjike te gabuar ne leximin dhe interpretimin e fakteve.
Kujtojmë këtu se ne shqiptareve na duhet te harxhojmë përpos te tjerave shume energji qe te shpërndajmë mjegullën, qe nuk lejon te shohësh me tej se periudha apo lavdia historike greko-romake.

Duke iu referuar vetëm kësaj periudhe historike, greko – romake, historianet perëndimore vendosin kufij tepër te ngushte për te kuluaren e kontinentit tone dhe e mbërthejnë historinë evropiane ne gërxhet dhe honet e kësaj historie, ndërkohe qe rrënjët e saj janë shume here me te lashta, me te thella, me madhështore, me te mrekullueshme me dritësore. Për ta njohur ketë do gërmuar vetëm pak me thelle ne histori dhe çdonjëri do te mrekullohet nga ajo qe do te gjej, zbuloj dhe përjetojë. Ajo është një histori qe i takon ta dije çdo qytetare i kontinentit tone, dhe te krenohet me te. Çdo lloj tjetër interpretimi behet pengese për te pare me thellë, për te gjetur rrënjët evropiane apo lashtësinë e shqiptareve dhe tu jepet ajo ç`ka atyre u takon.

Zoti Prof. Schmitt është ndoshta një nga këta akademike te Evropës perëndimore, te botes gjermane, i cili i ndikuar nga akademia serbo-greko paraqet tezat e tij mbi origjinën e Kastrioteve.

Çfarë thotë konkretisht me shume historiani Schmitt se sa dokumentet qe ai ka kontaktuar :... Nga kjo botë vinte familja Kastrioti, me rrënjët e veta modeste që humbasin në errësirat e një rajoni, i cili për të huajt në shekullin 14 ishte po aq i panjohur sa edhe në shekullin 21. Emri i familjes tregon një trajtë greke, ai vjen pa dyshim prej greqishtes "kastron" (që edhe ajo vetë është huazuar nga latinishtja "castrum"), çka do të thotë "kështjellë", pas kësaj një "Kastriotes" është një banor, ndoshta komandant i ndonjë kështjelle. Meqë asnjë nga burimet e kohës nuk thotë gjë për prejardhjen e emrit, nuk do të ngremë këtu ndonjë hipotezë që është e zorshme për t'u vërtetuar. E sigurt është vetëm që ky emër shkon me botën kulturore bizantine. Rreth mesit të shekullit 14, dokumentohet një "Kastriot" si "kefalia" (kapiten) i kalasë së Kaninës pranë Vlorës. Nëse ka qenë ky ndonjë paraardhës i Kastriotëve të Dibrës e se si mund të ketë ardhur ajo familje prej jugut në lindje të hapësirës arbre, ky mund të jetë vetëm një objekt spekulimi. Lidhur me prejardhjen e Kastriotëve mbretëron një heshtje dyfishe: në fillim as që kishte rënë në sy ai fis zotërinjsh të vegjël fshati, por pastaj, kur papritur u arrit lavdia, biografët e pinjollit më të famshëm të familjes hodhën pëlhurën e harresës mbi fillimet modeste. Do të ishte një pjesëtar i fisnikërisë së vjetër arbre, Giovanni Musachi(Joan Muzaki), i cili në kundërshtim nga verifikuesit e Skënderbeut përshkroi me të gjitha hollësitë se ç'origjinë kishin Kastriotët.

Ndoshta për këtë ishte një kënaqësi e vonë që të përshkruante prejardhjen e thjeshtë të asaj familje, e cila kishte shfuqizuar të vetën, shumë më të moçme e më të respektuar. "Gjyshi i zotit Skënderbe quhej zoti Paul Kastrioti dhe nuk zotëronte më shumë se dy katunde të quajtura Sinja dhe Gardiipostesi, nga ky zoti Paul lindi zoti Joan Kastriota, i cili u bë zoti i Matit, e nga ky lindi zoti Skënderbe, nënë e zotit Skënderbe dhe grua e të lartpërmendurit zotit Joan, ishte zonja Vojsava Tribalda që vinte nga një familje e mirë".

Historiani Schmitt ne tezat e tij te mësipërme një herë thotë se Gjergji është serb nga emri i te atit dhe nga e ëma. Për çudi kur vjen radha te shprehe interpretimin e tij për prejardhjen e emrit-mbiemër Kastriot atij i rezulton “greke”, por me prejardhjeje latine!!!!. Pra, greket kane marre nga latinet një emër kaq te rendesishem, siç ishte emri ´kështjellë´. Kështjella ishin ndërtuar ne ketë territor shume me herët se te ndërtohej kultura latine. Pra, greket e huazuan ketë emër, kaq te domosdoshëm, kaq te rendesishemi cili emërtonte një nga objektet me te rëndësishme te jetës se tyre, nga latinet e mëvonshëm, qe nuk njiheshin. Hajde merre vesh një sofizëm te tillë qe vjen nga një historian me pretendime serioze. Dua ti kujtoj zotit Schmitt, se këto janë interpretime te tij personale, te mbështetura mbi një logjike politike dhe te gabuar historiko-shkencore, dhe ashtu sikurse çdo interpretim personal, ai nuk mund tua serveri shqiptareve si fakt te vërtetë. Ky është interpretimi i tij personal, por Shqiptaret nuk e hane aq lehte sapunin për djathë. Një popull si serbet qe nuk është ne gjendje te nxjerre figura te tilla si Skënderbeu, as ne kohet e shkuara as edhe sot, mundohet ti rrëmbejë me çdo mënyre figurat dhe vlerat kulturore te popujve te tjerë. Kjo tashme është e ditur.

Por me vjen keq qe nen ketë fryme bien disa akademike evropiane, te cilët mundohen te hiqen si te paanshëm dhe konfrontojnë shqiptaret me këto lloj broçkullash. Qëllimi është qe shqiptaret te ndahen ne dy grupe, te përçahen ne diskutime pa vlere mbi historinë e tyre, qe ata e dine shume mire, sepse e kane ne gjak.

Ne shqiptaret, pasardhës te Skënderbeut duhet te bëjmë te ditur përpjekjet e tij te palodhura për kombin dhe duhet te përpiqemi me shume se kurrë, qe te bëjmë studime mbi heroin tone, te gjejmë me shume te dhëna mbi historinë tone. Ne shqiptaret duhet te shkruajmë dite e nate mbi vetveten, te themi me kompetence dhe mbi bazën e fakteve fjalën tone, me qellim qe edhe studiuesit e huaj te dine te mbështeten ne interpretimin shqiptare. Kush me mire se vete ne shqiptaret e kupton historinë e popullit tone, kush me mire se ne vet kuptojmë vetveten dhe dimë te interpretojmë atë, te paanshëm, te logjikshëm dhe te sigurte.

Vetëm kështu ne do te ndihmojnë edhe studiuesit e huaj te na kuptojnë me mire si popull dhe si komb, te kuptojnë me mire thelbin e te qenit tone shqiptare, mënyrën tone te te menduarit dhe te vepruarit. Kjo do te lehtësojë rrugën e tyre hulumtuese përmes pengesave te panumërta dhe miliona shkrimeve llavo-serbo-greke, qe kane dëmtuar rende historiografinë evropiane dhe qëndrojnë për fat te keq si një gurë i rende mbi kokën e çmueshme te tyre.

Këtij qëllimi i shërben ky artikull, te cilin unë, paditur se si do te rridhnin ngjarjet, e kam botuar para shume vitesh ne kuadrin e një diskutimi me një bashkëkombësin tim te respektuar Mirditor ne faqet e internetit. Ketë Artikull e botoi gazeta shqiptare ILLYRIA – N Y shtate vjet me pare ne shkurt te vitit 2001. Sipas redaksisë se kësaj gazete ka qene një nga artikujt qe ka ngacmuar shume shqiptare te Amerikës, te cilët kane përcjelle me interesim e mirënjohje argumentet e sjella, pare ne një këndvështrim tjetër dhe mbështetur mbi fakte deri atëherë te panjohura, mbi origjinën e heroit tone kombëtar. Unë e çmoj Skënderbeun si shqiptare nga me shqiptaret. Argumenti me i pakundërshtueshëm për ketë është kurora e tij luftarake me kokën e dhisë, te Zotit te pellazgeve, te pareve te shqiptareve - Zeus. Kjo është një kurorë luftarake mbretërore qe e mbajti Pirua i Epirit, Aleksandri i Madh dhe me vone asardhësi i tyre, siç e pohon vete heroi ynë ne letrat e tij, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kurore e shenjte qe nuk mund ta vendosi legjitimisht mbi koke asnjë serb, grek apo kushdo qofte, përveç pasardhësve te drejtpërdrejte te gjakut te shenjte fisnik Pellazgo-iliro- shqiptare.


Qytetet Antike
Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njejtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apolonatëve. Ne vitet 1824-1838, në këtë qytet, ka zhvilluar kërkime një mision arkeologjik francez, më vonë kërkimet janë bërë nga arkeologët shqiptarë. Ndërsa vitet e fundit, nga një mision i përbashkët shqiptaro-francez.
Tepelena është qytet dhe kryeqenër e rrethit me të njëjtin emër në jug të Shqiperisë dhe ka nje sipërfaqe prej 817 km2. Tepelena ka një popullsi rreth 55 mije banore (2005) e cila jeton ne dy qytetet Tepelene e Memaliaj dhe ne fshat, ne tete komuna me 35 mije banore.Rrethi perfshin pjese nga krahinat etnografike te Kurveleshit, Lopesit, Rrezes, Dervenit, Buzit e Krahesit, ku seicila shquhet për larmine e traditave, kengeve, valleve e kostumeve..Ne kete rreth, fale pozicionit gjeografik, ka pasur shume qendra te banuara, si vende banimi te hapura ne rajonet Dragot-Becisht-Dames, ashtu dhe vendbanime te fortifikuara me mure masive...
Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen "paqe romake", por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)...
Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore... Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.
Qyteti Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi.Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena.Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla.Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar "Bashkimi" me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi,që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.
Regani – Fitimtari i Luftës së Ftohtë

11 qershor 2004
11-06-2004

Kur Ronald Reagani erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1981, Lufta e Ftohtë me Bashkimin Sovjetik ishte në kulmin e saj. Por 8 vjen më vonë, kur Presidenti Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, komunizmi kishte filluar të shembej dhe marrëdhëniet midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik kishin filluar të përmirësoheshin. Në të gjitha këto zhvillime, Presidenti Reagan luajti një rol kryesor.
Në fillim të mandatit si President, Ronald Reagan shpalli se do të forconte arsenalin e armëve bërthamore, me premtimin se do të zprapste komunizmin kudo në botë. Menjëherë pas kësaj, ai e cilësoi Bashkimin Sovjetik si një perandori të së keqes. Kur Mikhail Gorbachev erdhi në fuqi në vitin 1985, ekonomia e Bashkimit Sovjetik ishte në gjendje të vështirë ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdonin të shtonin arsenalin e armatimeve. Hendeku ushtarak midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik po thellohej. Presidenti Regan e shfrytëzoi këtë rast dhe në vitin 1986 u takua me zotin Gorbachov.
Dy udhëheqësit më në fund nënshkruan traktate që ndalonin raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe kufizonin armët strategjike. Alan Lichtman – historian pranë Universitetit Amerikan në Uashington thotë ze presidenti Reagan do të mbahet mend si presidenti që fitoi luftën e ftohtë.
"Lufta e ftohtë vazhdonte e ashpër që nga viti 1945, kur mbaroi lufta e dytë botërore. Por ishte pikërisht në kohën e Ronald Reaganit, që ajo përfundoi me fitoren e Amerikës dhe me fillimin e shpërbërjes së perandorisë sovjetike, pavarësisht nëse për këtë merita i takonte Reganit apo jo, thotë profesori."
Më 1987, Presidenti Reagan vizitoi Murin e Berlinit që për një kohë të gjatë kishte qenë simbol i komunizmit dhe i dominimit sovjetik.
"I drejtohem sekretarit të përgjithshëm Gorbachev. Nëse ju kërkoni paqen, nëse kërkoni begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe për Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizimin: ejani këtu tek kjo portë. Zoti Gorbachev, prisheni këtë mur."
Më pak se një vit pasi zoti Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, Muri i Berlinit ra, një shenjë e sigurt se Lufta e Ftohtë po merrte fund.
Lee Edwards i Fondacionit politik konservator Heritage – është një gazetar i cili e mbuloi presidentin Reagan për afro 40 vjet me radhë. Ai thotë se zoti Reagan arriti shumë gjatë mandateve të tij.
"Ai i dha fund Luftë së Ftohtë pa shkrehur asnjë armë dhe e bëri këtë përmes fuqizimit të jashtëzakonshëm të ushtrisë si dhe duke u mbështetur në masa të tilla si Nisma e Mbrojtjes Strategjike e cila e bindi BS dhe Mikhail Gorbachevin se ata nuki mund ta fitonin dot garën e armatimeve."
Stephen Wayne, profesor i politikës në Universitetin Georgetown në Washington, thotë se disa njerëz e shikonin politikën e jashtëme të Reganit si të papërgjegjshme dhe që mbështetej shumë tek mbrojtja, por pikërisht në këtë mënyrë ai e shpejtoi fundin e luftës së Ftohtë.
"Ai besonte se rusët nuk mund të konkurronin dot me ne dhe se ata do të na respektonin vetëm nëse ne do të kishim forcë ushtarake të jashtëzakonshme. Prandaj Presidenti Regan u përpoq të krijonte pikërisht një forcë të tillë dhe më në fund, sovjetikët u sprapsën."
Lou Cannon – ish gazetar i Washington Postit dhe biograf i Reaganit, thotë se arritja kryesore e presidencës së Reganit ishte mbarimi i luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e BS.
"Parimi qendror i Reaganit ishte se nëse ne bisedonim me Bashkimin Sovjetik nga pozita e forcës BS nuk do të ishte në gjendje të rezistonte dhe do të sprapsej, sepse ata nuk e kishin forcën e duhur ekonomike për ta bërë këtë, thotë Cannon."
Ekspertët thonë se Presidenti Reagan e dinte se ekonomia sovjetike ishte në vështirësi dhe e shfrytëzoi këtë rast. Kjo ishte një lëvizje që e ndryshoi në mënyrë dramatike fytyrën e Evropës dhe marrëdhëniet midis superfuqive të botës.
BE-ja ( bashkimi evropian)

Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
• liria, siguria dhe drejtësia,
• qytetaria e Bashkimit,
• politika e jashtme,
• institucionet e BE-së,
• bashkëpunimi ndërmjet shteteve.
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.
Shetet anetare ne BE tani per tani Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përbëhen nga gjashtë shtetet themeluese të komuniteteve evropiane, së bashku me shtetet që aderuan më vone. Kështu, më 1 janar 1973 aderuan Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka (me përjashtim të Groendlandës, e cila me një referendum të vitit 1982 vendosi tërheqjen nga Komuniteti Evropian) dhe Irlanda. Më 1 janar 1981 aderoi Greqia, ndërsa më [[1 janar]] 1986 aderuan Spanja dhe Portugalia. Një zgjerim i mëtejshëm ndodhi më 1 janar 1995 me aderimin e Austrisë, Finlandës, dhe Suedisë. Zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian u realizua së fundmi me aderimin, më 1 maj 2004, të dhjetë shteteve, ku përfshihen : Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Qiproja dhe Malta. Në vitin 2007 Bashkimit Evropian ju bashkëngjit edhe Rumania dhe Bullgaria. Aktualisht Bashkimi Evropian numëron 27 shtete dhe 3 shtete kandidate potenciale siç janë : Kroacia, Turqia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Shtylla e parë
Komunitetet Evropiane
Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.
Shtylla e dytë
Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët
Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.
Shtylla e trete
Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.



Këshilli Evropian
Artikulli kryesor: Këshilli Evropian
Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në dhjetor 1974, u vendos që këto takime të mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin 1987, Akti i Përbashkët Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës institucionale të Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.
Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.
Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Evropian. Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit e Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim



Këshilli i Bashkimit Evropian
Artikulli kryesor: Këshilli i Bashkimit Evropian
Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Evropian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjatë viteve ‘50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe në takimet e tij merr pjesë një ministër nga secila prej qeverive të shteteve anëtare të BE-se, me varësi të natyrës së çështjeve që do të diskutohen në atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjera edhe për çështje të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vete qeverive.
Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit :
• Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
• Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
• Drejtësia dhe Punët e Brendshme
• Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
• Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
• Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
• Bujqësia dhe Peshkimi
• Mjedisi
• Edukimi, Rinia dhe Kultura
Gjithsesi, Këshilli mbetet një institucion i vetëm.
Secili prej ministrave në Këshill gëzon plotfuqishmeri. Kjo do të thotë se deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë që ai përfaqëson. Me fjale të tjera, nënshkrimi i ministrit është nënshkrim i qeverise që ai përfaqëson. Gjithashtu, çdo ministër i Këshillit është përgjegjës ndaj parlamentit të vendit të tij si dhe ndaj qytetareve që ky parlament përfaqëson, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.
Këshilli ushtron gjashtë funksione themelore :
1. Miraton normat komunitare. Në disa fusha të caktuara, këtë pushtet ai e ushtron në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
2. Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
3. Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, së bashku me Parlamentin Evropian.
5. Zhvillon Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit, në bazë të direktivave të Këshillit Evropian.
6. Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në çështjet penale.
Shumica e përgjegjësive të Këshillit kanë të bëjnë me fusha të veprimit komunitar, në të cilat shtetet anëtare kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrës organeve të BE-se. Kjo fushë veprimi përben “shtyllën e parë” të Bashkimit Evropian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kanë të bëjnë me fusha në të cilat shtetet anëtare nuk kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre, por thjesht kanë pranuar të punojnë së bashku. Kjo quhet “bashkëpunim ndërqeveritar” dhe përfshin “shtyllën” e dytë dhe të tretë të Bashkimit.
Veprimtaria e Këshillit te BE-se është e organizuar si më poshtë :
• COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel te të gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, të cilat përbehen nga delegate të shteteve anëtare.
• Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashtë mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative të Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet shteteve anëtare.
• Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyrë të sigurojë funksionimin normal të punimeve të Këshillit në të gjitha nivelet.





Këshilli i Ministrave
Artikulli kryesor: Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian
Këshilli i Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian, edhe pse këto dy institucione janë të lidhura ngusht në mes veti. Në fakt , Këshilli Evropian nuk konsiderohet instittucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilat takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshilit Evropian quhen Samite. Roli i Këshillit Evropian është iI përqendruar kryesisht në përcaktimin e kahes politike të UE-së Ky institucion ekziston nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i Zhiskar D>Estenit, që udhëheqësit e shteteve të takohen në formë dhe në mynyrë të rregullt për të diskutuar çështjet e bashkësisë që kanë të bëjnë me politiken e jashtme. Kurse Këshilli i Ministrave , ekziston që nga themelimi i BE-së




Komisioni Evropian
Artikulli kryesor: Komisioni Evropian
Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Procedura e emërimit është e tillë :
• Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.
• Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.
• Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.
Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.
Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore :
1. Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;
2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin ;
3. Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
4. Përfaqëson Bashkimin Evropian ne arenën ndërkombëtare.
Vete Komisioni vendos fushën e veprimtarisë të secilit komisioner si dhe shpërndarjen e përgjegjësive në rast se është e nevojshme. Stafi i Komisionit është i organizuar në departamente, të njohura ndryshe edhe si “Drejtori të Përgjithshme”. Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushë të veçante të aktivitetit të BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori të Përgjithshëm, i cili është përgjegjës përpara njërit prej komisionarëve.


Grupi i 8-shes
Kanada •   Franca •   Gjermania •   Italia •   Japonia •   Rusia •   Britania e madhe •   Shtetet e Bashkuara







Ngrohja globale, sa e vështirë për ta shmangur
Grupe shkencëtarësh dhe teknikësh nga e gjithë bota janë duke publikuar studime dhe dosierë që për herë të parë po hedhin dyshime mbi efikasitetin e mekanizmit më të rëndësishëm për luftën ndaj ngrohjes globale, për të cilin u ra dakord në një marrëveshje ndërkombëtare në Japoni, pikërisht në qytetin Kioto, në vitin 1997. Gjithçka u vu në funksion vetëm në vitin 2005. Për të limituar ngrohjen e planetit dhe efektet e saj katastrofike, protokolli i Kiotos parashikoi, si një rimëkëmbje parësore, një sistem për reduktimin e gazrave serrë në shkallë botërore.
Ajo marrëveshje krijoi një merkato planetare për pastrimin e atmosferës tonë, e cila drejtohet nga një strukturë e Kombeve të Bashkuara: monedhat për këto shkëmbime janë certifikatat për pakësimin e prodhimit të gazrave serrë, të cilat blihen nga shtetet ose direkt nga shoqëritë private që kanë një ndikim të madh në atmosferë me industritë e tyre.

Dhe shitjet i bëjnë ato vende dhe ato shoqëri që krijojnë impiante të reja energjetike, të cilat afirmohen nga OKB-ja. Mekanizmi bazohet në një shkëmbim të thjeshtë: për të vazhduar prodhimin deri në një limit të caktuar, një industri që ka një impakt të caktuar në atmosferë duhet të blejë materiale nga prodhues ekologjikë për të kompensuar në këtë mënyrë ndotjen që shkakton në atmosferë. Rezultati duhet të jetë një shkëmbim planetar për mallra dhe produkte industriale, të cilat nuk kanë impakt të dëmshëm në atmosferë. Shitjet e certifikatave shërbejnë për të financuar impiante të reja më pak ndotës (por më të shtrenjtë), sidomos në vende në zhvillim e sipër.

Por detyrimi për të blerë këto certifikata është duke u kthyer në një formë takse për ndotësit e ambientit, në vend që të detyrojë prodhuesit e mëdhenj të gazrave serrë, siç janë pra edhe vendet më të industrializuara, të ndotin dhe të paguajnë më pak. Por problemi është se analizat e para të pavarura mbi funksionimin efektiv të kësaj merkatoje na çojnë në konkluzione alarmante.

Sipas një kërkimi të Universitetit të Stanfordit, publikuar në mars të këtij viti, "rreth dy të tretat e projekteve të financuara nuk kanë pasur rezultate konkrete për reduktimin e ndotjes globale". Kërkues të tjerë të vetë Kombeve të Bashkuara kanë denoncuar "parregullsi të rënda" në procedurat e financimeve "absurde", në kontrollet e bëra dhe madje kanë hasur në raste jokompetente. Shtypi anglez i ka kushtuar mjaft vend një ndërhyrjeje të madhe të drejtorit të "International Rivers", një nga organizatat më të mëdha ambientaliste në botë, i cili ka publikuar një dosier të dokumentuar me këtë titull: "Mashtri- mi i madh i kompensimeve të gazrave serrë: siç është merkato e certifikatave që po e copëton marrëveshjen e Kiotos". Por ajo çfarë vihet në lojë është e madhe. Certifikatat shiten me miliona dhe secila prej tyre e detyron blerësin të prodhojë një ton më pak anhidrid karbonik. Në datën 15 prill të këtij viti, komiteti i OKB-së, i cili drejton merkaton, e aprovoi projektin ndërkombëtar.

Dhe objektivi është të arrihet brenda vitit 2012, kur do të skadojë faza e parë e protokollit të Kiotos, një shkëmbim tregtar, prej të cilit do të përftohen 36 miliardë dollarë. Por, sipas të dhënave të OKB-së, 95 për qind e këtyre certifikatave kanë financuar impiante të përqendruara në tetë shtete me ekonomi në rritje: Kina, India, Brazili, Kili, Meksika, Egjipti, Malajzia dhe Koreja e Jugut. Ndërsa vendet e Afrikës akoma nuk kanë arritur të përftojnë ndonjë nga këto certifikata. Shtetet e Bashkuara, të cilat prodhojnë më shumë se një e treta e gazrave serrë në të gjithë botën, e kanë refuzuar propozimin që është bërë në Kioto, për të cilin financimet më të mëdha i bën Evropa dhe Japonia.

Dhe jo rastësisht një nga dosierët e parë kritikë u komisionua nga ministria e ambientit gjerman, e cila që në vitin 2007 kishte vënë në mëdyshje korrektesën e të paktën 86 për qind të impianteve që u morën si shembuj. Në fakt, problemi kryesor është kontrolli rigoroz i këtyre industrive për sasinë e gazrave serrë që ato prodhojnë. OKB-ja e përjashton energjinë nukleare, por pëlqen çfarëdolloj tjetër alternative për të prodhuar energji, madje edhe atë të naftës, sigurisht duke përmirësuar teknologjinë: nuk është e nevojshme që një impiant të reduktojë në zero prodhimin e gazrave serrë, por mjafton që t‘i moderojë ato deri në një kuotë të caktuar.

Por, në këtë mënyrë vetëm 16 për qind e projekteve të reja përdorin burime energjie të rinovueshme. Dhe impiantet diellore janë vetëm 0.5 për qind. Tashmë kanë lindur dyshimet se disa shtete janë duke hapur fabrika të reja vetëm për të shitur këto certifikata. Por, gjithsesi, problem mbetet kontrolli i këtyre industrive, pasi OKB-ja nuk ka staf të mjaftueshëm për të bërë kontrolle efikase në shkallë botërore. Në fakt, kontrolle u bëhen shumë pak kompanive të specializuara: shoqëri private teorikisht të pavarura, por në fakt të zgjedhura dhe të paguara nga kontrollorët. Dhe bëjnë pjesë në të njëjtën shoqëri ndërkombëtare (Ieta), e cila përfaqëson ndotës dhe pastrues. Por, gjithsesi, edhe sot vazhdon që gati nëntë projekte në dhjetë të tillë ta kalojnë provën e Kiotos pa vështirësi.




Parlamenti Evropian
Artikulli kryesor: Parlamenti Evropian
Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti Evropian përbëhet nga 730 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar evropian që është regjistruar si votues. Përsa i përket zgjedhjes në mënyrë të drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues të popujve të shteteve që bëjnë pjesë në Komunitete”.
Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë qenë delegate të shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”. Në vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374 milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Evropian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).
Parlamenti ushtron tri funksione themelore :
1. Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejte bën që Parlamenti të jetë garanti kryesor i legjitimitetit të së drejtës evropiane.
2. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe opsionale.
3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për të pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionarëve ; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit në tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.
Ai ushtron, në bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon të drejtën të miratojë ose të rrëzojë buxhetin në tërësi.
Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore :
• Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit në komisionet parlamentare të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.
• Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi.
Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe “komunikimet” me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën në botë.